Që të mos kthehem tek e djeshmja!
E shtune, 08-03-2008, 12:01am (GMT)
Sot më dëshpëroi bota e jashtme. Përveç diellit dhe bibliotekës gjithçka vezulloi si xixëllonjat në pusin e natës. Sot qëlloi të përballem me burokratët. Sot oshëtiu zëri i shpirtvegjëlve. Sot uturiu edhe zëri i njerëzve që kurrë nuk e kanë shtrënguar fort në gji diellin shqiptar. Për koençidencë nuk u dukën as ata miqtë e paktë me gjak optimist shqiptari. Më mbërthyen të dridhurat. Velat e anijes në det u përkulen pak. Megjithatë e përmbajta veten; nuk u zhyta të lexoj gazeta dhe të mpij marazin me konjak. Që të mos kthehesha tek e djeshmja e lidha anijen në bazamentin e bibliotekës, dhe u zhyta në lexime e silogjizma. Dielli vazhdonte të rrezatonte si gjithnjë mbi bibliotekë.
|