Letërsia Shqiptare

Që të mos kthehem tek e djeshmja!
E shtune, 08-03-2008, 12:01am (GMT)

Sot më dëshpëroi bota e jashtme.
Përveç diellit dhe bibliotekës gjithçka
vezulloi si xixëllonjat në pusin e natës.
Sot qëlloi të përballem me burokratët.
Sot oshëtiu zëri i shpirtvegjëlve.
Sot uturiu edhe zëri i njerëzve që kurrë
nuk e kanë shtrënguar fort në gji diellin shqiptar.
Për koençidencë nuk u dukën as ata
miqtë e paktë me gjak optimist shqiptari.
Më mbërthyen të dridhurat.
Velat e anijes në det u përkulen pak.
Megjithatë e përmbajta veten; nuk u zhyta
të lexoj gazeta dhe të mpij marazin me konjak.
 Që të mos kthehesha tek e djeshmja
e lidha anijen në bazamentin e bibliotekës,
dhe u zhyta në lexime e silogjizma.
Dielli vazhdonte të rrezatonte
si gjithnjë mbi bibliotekë.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.