Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E premte, 16-05-2008, 03:08pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
 » Rasim Selmanaj
 » Renis Nushaj
 » Risto Siliqi
 » Radije Hoxha
 » Rexhep Qosja
 » Riat Ajazaj
 » Ridvan Dibra
 » Rifat Kukaj
 » Rita Petro
 » Roland Gjoza
 » Rudina Berdynaj
 » Rudina Madani
 » Rudolf Marku
 » Rrustem Geci
 » Rexhep Kasumaj
 » Rizah Sheqiri
 » Roland Beqiraj
 » Reshat Sahitaj
 » Rezart Palluqi
 » Rami Kamberi
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët R » Rezart Palluqi
 
Duhen shqiptuar dhe kafshuar bukur.
E shtune, 08-03-2008, 12:01am (GMT)

Sot në mengjes i shpallën kandidaturën për deputet.
Asnjëherë nuk e pati nënvlerësuar intrigën e tij gjeniale.
Me paraqitjen e jashtme dhe gjuhën shqipe ,
të jepte përshtypjen e një të rrituri thuthuq,
me gusto veshjeje prej bujkrobi.
Gojën nuk e pati larë ndonjëherë.
Treçereku i dhëmbëve ishin kalbur.
Treçereku i fjalorit të gjuhës shqipe ishte mykur.
Fjalët: Paqe, Diplomaci, Politikë apo Mirëqënie
i shqiptonte zigzag. Megjithatë simpatizantët e tij,
-frekuentuesit e kafeneve tradicionale- i
rrihnin shpatullat.
-“Të paktën je i thjeshtë si ne! Pastaj politika
nuk do fjalë të mëdha”,-- e inkurajonin ata. 

Të nesërmen shkoi tek rrobaqepësi e dentisti.
Ndërsa të pasnesërmen –dy javë para zgjedhjeve-
shkoi tek profesori i politikologjisë.
Gjithë ditën u stërvit me një duzinë fjalësh:
PSEU-DO-DE-MO-KRA-TËT,  PLU-RA-LIZ-MI,
MI-RË-QË-NIA,  SO-LI-DA-RI-TE-TI
VE-TË-PËR-GJE-GJË-SIA.
Sepse fjalët e mëdha nevojiten vitrinë trupore,
gjuhë nëpërke dhe dhëmbë të reja.
Ato duhen shqiptuar dhe kafshuar bukur -
i tha profesori i politikologjisë dhe i uroi sukses.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
E gëzofshi lirinë (05-03-2008)
Zemra e zezë e trëndafilit (05-03-2008)
Ruajini celësat e prangave (05-03-2008)
Mos e harro butësinë e dorës të Topit... (05-03-2008)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Rezart Palluqi

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]