Për hatër të Priftërinjve...
E shtune, 08-03-2008, 12:04am (GMT)
Megas* Konstandini ishte luftarak i rrallë dhe i mençur. Ai nuk e luftonte armikun sipas mantellës fetare. Për të të gjithë armiqtë ishin njëlloj. Ai i urrente pushtetet totalitare, filozofitë absolute; muhamediane apo kristiane. Gjatë gjithë jetës së tij ai nuk e preku biblën. Ai preferonte të flasë drejtpërdrejt me Zotin. Por ja që legjendës kristiane i nevojitej pamasë gjenialiteti i tij liridashës. Mesjeta llahtarizonte një Konstandin të baptisur. Dhe mesa duket për hatër të disa “Priftërinjve të ndershëm” ai ëndërroi fitoren e madhe në kraharorin e Zotit dhe u baptis një javë para se të vdesë, “Kristian Ortodoks” !
|