Megas* Konstandini ishte luftarak i rrallë dhe i mençur.
Ai nuk e luftonte armikun sipas mantellës fetare.
Për të të gjithë armiqtë ishin njëlloj.
Ai i urrente pushtetet totalitare, filozofitë
absolute; muhamediane apo kristiane.
Gjatë gjithë jetës së tij ai nuk e preku biblën.
Ai preferonte të flasë drejtpërdrejt me Zotin.
Por ja që legjendës kristiane i nevojitej
pamasë gjenialiteti i tij liridashës.
Mesjeta llahtarizonte
një Konstandin të baptisur.
Dhe mesa duket për hatër të
disa “Priftërinjve të ndershëm”
ai ëndërroi fitoren e madhe
në kraharorin e Zotit dhe
u baptis një javë para se të vdesë,
“Kristian Ortodoks” !