Të nderuar qytetarë elbasanas!
Unë, efendiu juaj i ri, po ju shpall inventarin
demokratik të qytetit tonë me famë kulturore
për vitin që kaloi:
Me tepricë.
Bilbila me sqep stalinist.
Intelektualë të tipit “ A la Perstrojka”.
Intelektualë me biçikletë kineze.
Demokratë të flaktë me kapele floriri.
Demokratë indiferentë me gjak europian.
Sakatë mbi gjashtëdhjetë vjeç.
Kore demokratike dymbëdhjetëvjeçarësh.
Fermerë e studentë me hartën europiane në gji.
Fatëthënëset e emigracionit “Donkishotian”.
Prindër ballkanikë me bijtë europianë.
Trashëgimënitë kulturore të flakura në harresë.
Kometat natyrore industriale,
si dhe tre vampirët, “Krraba”.*
Me pakicë.
Kinematë e Teatrot.
Besimtarët e mitrës së tokës shqiptare.
Cipa dhe përgjegjësia kombëtare.
Inegzistentë.
Idhulli teorik i demokracisë shqiptare.
Gjimnazi i demokracisë shqiptare.
Muzeumi historik.
Gëzuar Vitin e Ri 1997.
ELBASAN: 1997
* Korrupsion, Kriminalitet dhe Kontrabandë.