Përse ecën mashkulli në rrugë si elefant,
dhe malin në krah vetëm e mbart?
Përse kundërmon kafeneja djersë burri?
Femrës i lidhën sytë e i shkurtuan gjuhën!
Përse i shitën meshkujt femijtë tek femrat,
dhe femrat, botën e jashtme tek burri?
Dita e egërt dhe e akullt e mashkullit!
Nata pa hënë dhe memece e femrës!
Përse ecën shoqëria me paterica?
Përse estetika dhe fantazia femërore,
diellin me dylbinjë e shikojnë?
Zoti e adhuron më shumë burrin!
Dielli nuk e sheh dot gruan!
Përse i vjen pranverës era barut?
Përse kane frikë zogjtë të këndojnë?
dhe djallit sytë gjak i shkëlqejnë?
O meshkuj ! Puthni femrat e mos bëni luftë!
O meshkuj ! Mos e ofendoni spermën tuaj,
dhe mitrën e nënave tuaja !
O meshkuj ! Qytetërojeni mitrën e shoqërisë
që të burrëroheni dhe të braktisni pyllin primitiv.