Letërsia Shqiptare

Patriotët tanë...
E shtune, 08-03-2008, 12:07am (GMT)

Kur shtegëtojmë nën qiejt e Europës, përpiqemi si ai qepëshkulësi,
 prejardhjes tonë  rrënjët t’ia kthejmë nga dielli.
Përpara fëmijëve tanë hartën e Shqipërisë të shkarravisim;
 në gjuhë të huaja me njëri-tjetrin(përçare) të flasim,
apo duke u përpjekur fytyrat tona të pispillosim
që mynxyrën tonë shekullore nga larg e vulosin.

Të vetmit patriotë të flaktë janë politikanët tanë.
Gjatë pushimeve verore në brigjet e fildishta mesdhetare,
ata prezantohen pa u ndrojtur si Princa hijerëndë:
Ne jemi turistë from Albania!
Dhe finesa e tyre aristokrate nuk le pikë dyshimi.
Gjoksi i tyre i majmë e leshator,
varëset e floririt që lëkunden si pala fiku,
belunazat e tyre në vaskat me qumësht dallëndyshje,
hajengu i tyre demonik në pistat “Rock and Rol”
apo Anglishtja e tyre e lëvruar me plugun estetik,
lënë me gojë hapur edhe vetë ide-shpikësit
e  “Europës Demokratike”.

21.01.2006



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.