| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Përjetësia është një plazh lakuriq! E shtune, 08-03-2008, 12:08am (GMT) Përjetësia është nje plazh lakuriq
dhe shekujt janë plazhistët e saj. Lakuriqësia është rreptësisht e detyruar Shekujt e dalë në pension, të cilët ende veshin sytjena ose mbathje do të përjashtohen prej plazhit. Ata nuk mund të notojnë në detin e pacakë. Tregohu vigjilent, poet! Rrobaqepësit tiranikë e kanë veshur shekullin trashë. Shekulli yt, të thërret ta zhveshësh atë lakuriq... ...Shqyji poet, shallin, rrobet e tij mbytëse! Ti, dhe shekulli yt, lindët lakuriq! Nëna kohë ju pret të ktheheni lakuriq... Përjetësia është një plazh lakuriq, dhe shekujt janë plazhistët e saj të dashur... Shekujt dhe poetët të cilët ende veshin sytjena ose mbathje, nuk mund të notojnë në detin e pacakë! |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||