Sonte vajtova për bashkëqytetarët e mij të një kontinenti tjetër.
U mallëngjeva kur zemra më shpërtheu në lot.
Mallëngjimi do të më kaplonte edhe më, nëse gjysmën
e lotëve të mij, do t'i kisha derdhur për fqinjun tim.
Të kisha lotuar për fqinjtë e mij, djathtas e majtas!
Për të cilët kurrë nuk kam lotuar,
lotët e të cilëve nuk i kam pirë kurrë.
Sa më të ëmbël do të ishin lotët atëherë?
Sa i pafundmë do të ishte qielli?