Letërsia Shqiptare

Rezart Palluqi
E shtune, 08-03-2008, 12:14am (GMT)

Rezart Palluqi
Nga Autori

U linda në 9 prill të vitit 1976, në Elbasan. Prej vitit 1992 emigrova fillimisht në Greqi, ku punova dhe jetova deri në vitin 2004.
Në vitin 1998 fillova të shkruaj romanin tim të parë: "Deti pa dallgë". Atë e përfundova në vitin 2001.
Po në atë vit u thellova në letërsinë greke. Gjatë dy viteve që pasuan shkrova rreth tridhjetë poezi në greqisht, tetë prej të cilave u botuan në revistat greke dhe gazetat lokale të ishullit të Mitilinit.
Në shtypin lokal janë botuar edhe disa esaje me tema: "Bashkëjetesa shumëetnike".
Gjatë kësaj kohe kam qenë për gjashtë muaj bashkëpunëtor i gazetes "Elbasani" dhe gjatë viteve 2001-2003 korrespondent i saj nga Greqia.
Në vitin 2005 u shpërngula nga Greqia për në Hollandë, sëbashku me bashkëshorten dhe dy djemtë e mij.
Pasi e përvetësova në kohë rrufe gjuhën holandeze, shkrova poezitë e parë po atë vit, dhe
në mars të vitit 2006 botova ciklin e parë poetik në gjuhën holandeze, të titulluar: "Hoe smaken de tranen van jouw medemens"? ose në shqip: "A i ke pirë ndonjëherë lotët e fqinjit tënd"?
Në shkurt të vitit 2006 u bëra anëtar i lidhjes të shkrimtarëve dhe poetëve të qytetit Almere, ku edhe banoj.
Jam anëtar aktiv i saj . Jam i zënë me projekte të ndryshme poetike, psh, në 27 shtator 2007 prezantova në shtepinë e kulturës te qytetit, veprën poetike të poetit të madh grek, Kostas Petru Kavafis. Këtë nën kuadrin e përvjetorit të një poeti të famshëm, të vdekur.
Jam korrespondent i gazetes Elbasani, nga Hollanda. C'do jave botohet nje ese rreth jetes time ne Hollande, por edhe kultures e historise hollandeze.
ZBAVITJE:   Përvec letërsisë, më pëlqen të rris fëmijtë e mij. Shikoj me endje dokumetarë historike,më pëlqen të shëtis nëpër parqe hijerëndë, të shëtis botën, si dhe ndihmoj njerëzit e pafuqishëm.
MOTOJA E JETËS:  ËNDËRROJ QË NËPËRMJET LETËRSISË TË AFROJ POPUJT E BOTËS ME NJËRI-TJETRIN.

Vizitoni: http://rezartpalluqi.com/



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.