BUZË DRINIT
E premte, 19-01-2007, 09:27pm (GMT)
buzë Drinit kullosin kuajtë e Qazës
herë fushës së blertë
fushës së zhveshur
pas kaqubeve të vogla
plot sy
Hajrija lahet duke bërë dashuri
… e gjinjtë i derdhen nëpër ujin e ëmbël
duke prekur brigjet
trupin perri
vale-valë
nëpër Shqipëri
|