NJË COPË KUJTIMI NGA FËMIJËRIA
E premte, 19-01-2007, 09:31pm (GMT)
duke kullotur delet në varreza të vjetra
sa mezi dallohen
dajën tim dhe mua na mbështolli nata
dhe unë mendova se të vdekurit do t’i hanë delet
e ngjitem pas tij
por ato si njolla të bardha lëviznin ngadalë
pa kuptuar asgjë
|