| Letërsia Shqiptare | ||||
|
ÇADRA E BARDHË E premte, 19-01-2007, 09:32pm (GMT) të kam treguar për sendet e bardha për leshërat e plakave si jo për sendet që nuk u ngjajnë fletëve të poezive për sendet e bardha si bora të kam treguar për automatikët e tre musketirëve për thonjtë e gjatë të kam shkruar për urat e hekurta luhatëse për pianon për mbrëmjen e bardhë nuk mundem për të gjitha nuk mundem më fal për filmin «Der Club der toten Dichter» s’të kam folur për vetvrasjet pianoja e bardhë në terr a e di kam gjetur një lepur të bardhë nën një çadër të bardhë a e di nuk të kam folur për këtë për këtë send të bardhë… |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||