mbollëm lule në krevat
dhe e humbëm njëri-tjetrin në rrënjë
e shpuam me vrima uji
kupën gri –
si s’u kujtove njëherë për marrëzi
lulet nuk janë për ne e dashur
lulet në këtë të diel