Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E shtune, 19-07-2008, 06:30am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
 » Rasim Selmanaj
 » Renis Nushaj
 » Risto Siliqi
 » Radije Hoxha
 » Rexhep Qosja
 » Riat Ajazaj
 » Ridvan Dibra
 » Rifat Kukaj
 » Rita Petro
 » Roland Gjoza
 » Rudina Berdynaj
 » Rudina Madani
 » Rudolf Marku
 » Rrustem Geci
 » Rexhep Kasumaj
 » Rizah Sheqiri
 » Roland Beqiraj
 » Reshat Sahitaj
 » Rezart Palluqi
 » Rami Kamberi
 » Riza Haziri
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët R » Riat Ajazaj
 
***
E premte, 19-01-2007, 09:43pm (GMT)

«Ha… pe... por... tën... por... tën... por... tën...» Zëri vinte i ngatërruar. «Alo... Kush je ti?!... Alo… Pip... pip... pip...» Donte të kthehej, por një forcë hipnotizuese nuk e linte! Një hulli mjegulle hynte nga dera e hapur. Nisi të zbriste shkallët. Nga katet e poshtme, nëpër të gjashtin, të pestin, të tretin... Mjegulla sa vente bëhej më e shtruar. Te hyrja e soliterit dera nuk ishte e mbyllur. Aty nuk priste kush. Mbi unazën e asfaltuar dhe mbi shtigjet e parkut asnjë frymë. Kabina e telefonit dukej e shkretë. Bëri hapa. U kthye mbrapsht. Te hyrja pa kutitë. U afrua më afër. Njëra ishte e hapur. Hullia nuk linte që të shiheshin emrat. Futi dorën. Gishtat i zunë kore. Në dorë shkronja e huaj «W». Shkronjat tjera mezi i shquante. Ato rrinin në mjegull. Mandej futi dorën në kuti. Gishtat i zunë kore. Në dorë një libër. Në kore shkronja «G». Shkronjat tjera rrinin në mjegull. Nuk dinte ç’të bënte. Nuk po kuptonte asgjë. Me të kaluar kutitë u ndodh ndanë murit me grafite. Por aty nuk u ndal pasi iu bë se një hije përvidhej në qoshin tjetër, aty ku nisnin shkallët. Kur u afrua aty nuk pikasi njeri. Qëndroi në vend. Në duar, në këmbë, në sy… grafitet në mjegull. Ishte një shkrim që nuk e lexonte dot. Edhe kur u afrua më afër nuk arriti të shquante ndonjë fjalë. Mendoi të ngjitej shkallëve. Nëpër mjegull. Por duke qëndruar midis kutive dhe grafiteve të murit iu bë se një hije njeriu po kalonte mbi asfaltin e unazës messoliterore. U zgjat drejt saj. Një hap, dy hapa, tre hapa... Shap… shap… shap… Dikush kalonte vërtet aty! U mundua ta shquante, por hullia e çuditshme e pengonte. Mandej i foli. «Hej kush je ti?... Hej...» Njeriu vetëm sa ktheu kokën kah ai, për të vazhduar tutje në drejtimin e tij. Gjatë asaj kqyrje të shkurtër atij iu duk sikur njeriu i thoshte: ‹Pooo shkoooj në kiiishë!›. Mbretëronte heshtja. ‹Ç'po ndodhë vallë?! Kush ishte ai zë?!› U end. U kthye. U nis të ngjiste mjegullën. Por aty afër u dëgjua një zhurmë. Ktheu kryet i trembur. Ishte një zhurmë kamioni që po bënte një gjysmë harku mbi unazën messolitore për t'u ndalur përballë  semaforit të rrugës magjistrale. Pas kamionit shkonte një veturë. Dhe pas saj disa të rinj dhe një vajzë e vogël që i grahte një biçiklete trirrotëshe. Të rinjtë kishin fytyra të gjata dhe çanta të mëdha në duar. Ata dukeshin dhe s’dukeshin! Kurse vajza kishte një fytyrë gruaje dhe rrotat e bicikletës ishin bandazhe prej metali. Ndërmjet tij dhe saj ndodhej pisha e vogël e parkut. Mjegullia. Nuk po merrte vesh asgjë! Madje edhe një burrë po nxirrte kokën nga dritarja e banesës së tij për të shikuar nga parkingu. Nënkëmishëza e tij nuk ishte e bardhë. Ai shikonte nga veturat. U nis së pari kah vajza e vogël me biçikletë. E kaloi pishën... por ajo i grahte biçikletës aq shpejt. Ajo futej në mjegull. Kur e pa se nuk do ta arrinte, i thirri nga pas. Por ajo nuk u kthye, hyri ndërmjet ngrehinave. Që aty ku ishte i pa vijat e bardha të magjistrales që të çonin te konviktet, apo te dyqani i vetëm që ndodhej aty. Dyqanit i shihej kulmi. Pisha e parkut kishte mbetur prapa. Edhe të rinjtë ishin zhdukur. Disa hapa më tutje, për skaj unazës messoliterore, ndodhej kiosku. Gazetat e varura mezi shquheshin. Xhami i vogël, prej ku shitësja zakonisht nxirrte kokën, ishte i mbyllur. Zgjati dorën në mjegull: tak... tak... tak... Trokitja  dëgjohej mbytur. Kot mundohej t’i shquante titujt në gazeta dhe revista. Duke pritur në këmbë para saj, i dukej sikur koha nuk ekzistonte! U nis. Shap… shap… shap… Mu në atë çast të rinjtë u rishfaqën te pisha. Ata nuk rrinin bashkë si më parë dhe nuk mbanin çanta studentësh në duar. Ata mbanin dalta dhe çekanë në duar, dhe latonin gurë të mëdhenj. Ata latonin luanë. Ata latonin arinj. Ata latonin kuaj. Ata latonin qenë. Ata latonin gjarpërinj. Ata latonin gra dhe burra të dashuruar. Ata latonin heronj. Ata, të shpërndarë nëpër park, latonin pata… Jo, ata nuk latonin gurë, por konstruksione hekuri. Ata nuk mbanin dalta dhe çekanë në duar. Ata mbanin maska mbrojtëse në sy. Ata mbanin vegla në duar dhe latonin hekur. Ata ngjiznin me elektroda metali. Ata latonin figura abstrakte. Ata latonin shtëpi të vjetra, ura dhe kulla… Para tyre merrnin formë figura nga më të ndryshmet. Ai  çuditej me praninë e tillë të tyre dhe shkonte herë te njëra herë te tjetra figurë. Më shumë i bënte përshtypje akti i punës, maskat e zeza mbrojtëse dhe xixat gjatë prerjes dhe gdhendjes së metalit. Mandej i pyeti ata se ç’po bënin. Ata i thanë se donin ta zbukuronin qytetin. Ata i thanë se donin t’ia ndërronin pamjen atij. Ata i thanë se donin të ngulnin figura aty që nuk do të mund të shkuleshin lehtë. Ata i thanë se figurat e tyre do ta zbukuronin qytetin për një kohë të gjatë. Prandaj i bënin ata arinjtë, luanët, kuajt, qentë, gjarpërinjtë, macet, patat, karrocat, gratë dhe burrat e dashuruar, veturat, urat, kullat, shtëpitë prej hekuri… prandaj i mbërthenin mirë e mirë për tokë… Shap… shap… shap… Hapa në mjegull. Iu bë sikur po dëgjonte një rënie kambanash. Ngurroi. Priti edhe një grimë. Mandej kambanat pushuan dhe u ndien hapa në afrim. Shap… shap… shap…! Të rinjtë që ndodheshin pranë figurave hoqën menjëherë maskat e zeza mbrojëse dhe veglat e dorës nga vetja dhe u nisën për andej nga binin kambanat! Nuk mund të rrinte më ashtu. Nuk i pritej. U nis. Një hap... dy hapa... tre hapa në mjegull. Shap… shap… shap… Një turmë njerëzish ngjitej kodrës! Ajo lëvizte ngadalë! Ajo lëvizte shpejt! Shap… shap… shap… Njerëzit e turmës shikonin përpara dhe në fillim kujtoi se po shikonin kah ai. Por sa më shumë që afroheshin, merrej vesh se ata shikonin tjetërkah. Diku në horizont, por ashtu sikur horizonti të lidhej me një njollë që ndodhej në mesin e tyre. Sikur horizonti i tyre të kishte të bënte aq shumë me njollën që mbanin mbi supe. Sepse ata diç bartnin mbi supe! Diç, që ai nuk e vërejti në fillim. Dhe sa më shumë që ata afroheshin ajo bëhej më e dukshme, duke kaluar nga njëri te tjetri, nga radha në radhë... Shap… shap… shap… në mjegull. Ata shikonin para dhe mbrapa. Ata shikonin mbrapa dhe para. Përpara nga duhej të ecnin dhe mbrapa, nga duhej të ndodhej njolla që e kalonin prej supit në sup. Ata ecnin ngushtë nëpër rrugë, nëpër trotuare, nëpër parkingë, nëpër nënudhë e mbiudhë, nëpër park... Ata shihnin. Ata nuk shihnin. Si lumi në mjegull. Shap… shap… shap… Atë as që e vunë re. Njëri pas tjetrit kaluan dhe përlanë me shpejtësi gjithë mesin e soliterëve, aty ku ndodhej shatërvani. Ai nuk dinte ç'të bënte. Shikonte herë majtas, herë djathtas. Shikonte gjithandej, rrotull. Mandej pa më afër njollën që bartej mbi supe. Ishte një njollë e errët, por që nga mjegullimi dukej të ishte e lehtë për t’u bartur. Dukej si një njollë e lëshuar nga qielli, si një re e zymtë shtrëngate, si një copë eklipsi. Nuk ishte vetëm e ecura e tyre që ia tërhoqi vemendjen dhe njolla që mbanin mbi supe, por edhe zhurmëria e së folurës. Ndërsa kishte kujtuar se me afrimin e saj ajo do të bëhej më e qartë dhe më e artikulueshme, përkundrazi, sa më shumë që ata i afroheshin zhurmëria e të folurës së tyre mbetej e njëjtë, e ngatërruar, mu si e folura në mjegull! I pyeti, por ata nuk i kthyen përgjigje. Bënin vetëm të tyren: hapa në mjegull. Duke mos ditur ç'të bënte, eci me ta. Shap, shap, shap... Eci me ta. Shap… shap… shap… Nuk dinte as vetë ç'po bënte. Herë pas here kujtonte se po shihte të rinjtë që latonin figura. Pas një copë udhe, nisi t'i pyeste më me këmbëngulje se ku po shkonin dhe ç'po bënin ashtu. Kurse ata flisnin mes veti dhe shikonin ose nga njolla që bartnin ose nga kreu, andej nga marshonin. Shap… shap… shap… E kuptoi se po largohej gjithnjë e më shumë nga soliteri. Pasi kaluan disa ngrehina nuk e dinte ç'po bëhej. Nga po shkonin? Filloi të ngadalësonte hapat, të mbetej gjithnjë e më mbrapa. Dhe në një çast të caktuar turma i humbi prej syve! Shap… shap… shap… Ajo ishte tretur ndërmjet ngrehinave! I rrëzuar… ndodhej i rrëzuar në atë çast! Shikoi rrotull. Asfalti ishte i fortë. Asfalti i zhytur në mjegull. U ngrit në këmbë dhe u mundua të kapte drejtimin e zhaurimës njerëzore. Ishte rrëzuar vetë, e kishin rrëzuar ata, e kishin shkelur... çka kishte ndodhur që kishte mbetur si i humbur? Preku gjymtyrët. Preku edhe kokën. Dhimbje ndjente prej brinjëve dhe nuk mund të drejtohej mirë për të ecur. Edhe shputat e këmbëve i dhimbnin. E kishte nga shkelja e turmës? Si kishte rënë nën këmbët e tyre?! Megjithatë, ashtu i kërrusur dhe duke çaluar, nisi të ecte përpara. Por pasi bënte disa hapa, nuk ishte i sigurt dhe ndalonte. Shikonte rrotull. Mandej ecte mbrapa, por nuk mund të vazhdonte gjatë. Sillej rrotull. Bënte rrathë. Rrathë në mjegull! Rrathë në mjegull… Dhe mu aty vuri re një statujë muti… një statujë muti në mjegull!... një statujë muti në mjegull… dhe për një çast kishte kujtuar se ishte përlyer me mut, se duke ecur i vinte erë muti… Zhurmëria njerëzore ndihej diku midis lartësive të ngrehinave, por ishte vështirë të përcaktohej vendndodhja e saj. Në mes mbetej vetëm mjegulla. Ajo lëvizte nëpër qytet... I këputur deshi të kthehej. Vrapoi kuturu, sa andej sa këndej. Dihatje. Braktisje. Ngrehina dhe shtëpi të zbrazura... Dhe fëp, kapërceu pragun hyrës të një ngrehine, dhe fëp i ra ziles së një banese. Por atë nuk e hapi njeri. Shtyu edhe derën. Thirri me zë të pasigurt, me zë pothuajse lutës. Shkallëve shkelte mbi letra, libra apo gjësende të ndryshme. Kurse banesat ishin bërë rrëmujë dhe ishin prishur. Ai shkelte mbi xhama të thyer, mbi tesha... Mandej zbriti përsëri në rrugë dhe nisi të vraponte. Zhurmërinë e një gjuhe të pakuptueshme ia zinte përsëri veshi. Ajo vinte nga një drejtim i pezullt, ashtu si mund të vijë zhurmëria e një gjuhe të dëbuar në një zonë eteri diku midis tokës dhe qiellit. Në ecje e sipër pa një ngrehinë me kupola të bardha përmbi, që i ngjante aq shumë bibliotekës, mandej pa edhe një kioskë të vogël me mbishkrimin «Hamburger» në ballë. Jo nuk ishte vetëm një, ishin tre. Njëra pas tjetrës. Ishin të braktisura. Mandej pa një ari me akullore në dorë ndanë një salloni kozmetike. Ari i bardhë, ari i zi… Një kokë gruaje ngjitur në xham. Dhe një gjarpër i lartuar mbi shtylla udhe. Një gjarpër, një gjarpër me krye të ngritur… Mandej kaloi përsëri pragun e huaj. Por as aty nuk kishte fymë njeriu. Më tutje ishte ndodhur ballë për ballë me një oborr të shkretuar xhamie, me një salon frizurash më tej... Shap… shap… shap… Për një çast iu bë sikur një kolonë automobilash dhe ambulancash të ndihmës së shpejtë po kalonin përbri tij. Bori dhe sirena dhe britma. Mandej u ndodh para një tregu me tezga të ndryshkura, para një karroce kuajsh, para një qeni, një maceje metalike, para një palloi me pupla të shtrira, para shkallëve elektrike, para trungjeve me kurora tropikale dhe me fletë të ngjitura përkujtimesh, para statujës së një heroi, para një kulle me pasqyra, para një ure, para një pate, një liqeni, para një statuje me burrin dhe gruan e dashuruar... U ndodh edhe para një kishe guri, kryqi i së cilës mezi dukej, para një suite insektesh, para një tufe zogjsh… dhe krejt në fund para një stadiumi të madh. Mu te porta e tij sikur pa një hije... Por kur u afrua aty, hijen nuk e gjeti.  Dhe nisi të afrohej nga porta tjetër. Dhe kur nuk pa edhe atje njeri, u nis te tjetra... Stadiumi ishte fushë dhe arenë… Shap… shap… shap… Mbi barin e mbuluar nga mjegulla, grumbuj teshash. Bluza, këmishë, pantallona, fustane, këpucë, sandale... Dhe aty bari nuk shihej dot. Bari ishte shkulur. Dukej dheu. Dheu dhe bluzat, këmishët, pantollonat, sandalet, këpucët, fustanet, orët, mjegulla... Aty dukej dheu dhe orët në dhé... orët në dhé... orët në dhé... Telefoni binte në korridor. Telefoni binte në korridor. Telefoni binte në korridor... U zgjua. Fërkoi sytë. Hodhi mbulesën...


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Kaoni (19-01-2007)
Anija (19-01-2007)
fantazi 7 (19-01-2007)
duke më kërkuar shiu (19-01-2007)
përshpërimat e mureve (19-01-2007)
takimi i fundit në bordel (19-01-2007)
ëndërr për hijen e murit kinez (19-01-2007)
te katedralja (19-01-2007)
ajme ditëve me erë (19-01-2007)
kurtha e natës (19-01-2007)
këmbanat e mbrëmjes (19-01-2007)
INTERMECO (19-01-2007)
SYPRINË E FJETUR (19-01-2007)
LULET E KREVATIT (19-01-2007)
ÇADRA E BARDHË (19-01-2007)
NJË COPË KUJTIMI NGA FËMIJËRIA (19-01-2007)
ZANI I ZOGUT (19-01-2007)
KULLA E HÖLDERLINIT (19-01-2007)
ÇAST (19-01-2007)
PRIZRENI NATËN (19-01-2007)
BUZË DRINIT (19-01-2007)
AI DHE AJO (19-01-2007)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]