Letërsia Shqiptare

Riat Ajazaj
E shtune, 20-01-2007, 09:44pm (GMT)

Riat Ajazaj
Riat Ajazaj lindi më 1969 në Zhur. Shkollën e mesme e kreu në Prizren dhe studioi për Letërsi shqipe dhe Drejtësi në Universitetin e Prishtinës. Pas mbylljes së dhunshme të Universitetit të Prishtinës ka vijuar studimet në Universitetin e Tübingenit në Gjermani në drejtimet Letërsi e krahasuar, (Letërsi e re gjermane dhe Retorikë e përgjithshme). Më 2001 ka magjistruar me temën Grotesku te García Márquezi dhe  te Kadareja.

Ka botuar librat me poezi dhe prozë:
«Në Perëndim bie shi», 1995
«Pëshpërimat e mureve», 2000
«Zanfina», 2001
«Gjarpërinjtë e ëndrrës», 2003



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.