Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E shtune, 05-07-2008, 11:23pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
 » Rasim Selmanaj
 » Renis Nushaj
 » Risto Siliqi
 » Radije Hoxha
 » Rexhep Qosja
 » Riat Ajazaj
 » Ridvan Dibra
 » Rifat Kukaj
 » Rita Petro
 » Roland Gjoza
 » Rudina Berdynaj
 » Rudina Madani
 » Rudolf Marku
 » Rrustem Geci
 » Rexhep Kasumaj
 » Rizah Sheqiri
 » Roland Beqiraj
 » Reshat Sahitaj
 » Rezart Palluqi
 » Rami Kamberi
 » Riza Haziri
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët R » Ridvan Dibra
 
Dhjete Parabola - 9
E marte, 19-06-2007, 10:05pm (GMT)

9. SALMONEU

Asnjëri prej të shtatë djemëve të Eolit nuk i përçmonte aq shumë perënditë sesa Salmoneu, duke ia kaluar kështu edhe të vëllait, Sizifit. I përçmonte dhe i urrente. Në pamundësi për ta shprehur ndryshe urrejtjen e tij, tallej me perenditë. Sidomos me të Plotfuqishmin Zeus. Tallja me Zeusin qe bërë pasioni kryesor në jetën e Salmoneut. Asgjë tjetër nuk i hynte në sy. As mbretëritë. As familja. As femrat dhe djemtë e bukur. Gjithë natën e vriste mendjen si e si të gjente mënyra sa më spektakolare e sa më origjinale për ta vënë në lojë Sovranin. I përpunonte deri në detaje. Ditën i vinte në jetë. Lloj - lloj shfaqesh që tërhiqnin jo pak kureshtarë.
E megjithatë, Zeusi atje lart tregohej krejt indiferent. Çka do të thoshte se talljet e lojërat e Salmoneut ishin aq banale, saqë nuk kishin arritur ta cytnin aspak inatin dhe zemërimin e Sovranit. Ky fakt e tërbonte Salmoneun. Përsëri orë të tëra e netë pa gjumë. Derisa një natë (gati në të zbardhur) i polli mendja një gjetje të re, krejt origjinale.
Menjëherë të nesërmen porositi ndër rrobaqepësit më të mirë të Salmonesë (qyteti që kishte themeluar vetë Salmoneu) një rrobë që t’i ngjiste besnikërisht asaj të Zeusit dhe e veshi vetë. Urdhëroi mjeshtrit më të zotë të qytetit që të bënin një qerre bronzi si të Zeusit dhe hipi vetë në të. Mandej para kureshtarëve të shumtë, po atë ditë, nisi t’i përshkonte rrugët e qytetit të tij.
"Jam Zeusi! Jam Zeusi!", ulërinte Salmoneu duke i përshëndetur lehtë me dorën e djathtë kureshtarët e trembur. Qerrja prej bronzi kalonte me shpejtësi të madhe, duke u troshitur e përhapur gjithandej një zhurmë shurdhuese.
"Janë bubullimat që i lëshoj unë!", thërriste Salmoneu duke i përshëndetur lehtë me kokë kureshtarët e trumhasur. Rrotat e metalta të qerres fërkoheshin pas gurëve të kalldrëmit, duke sajuar xixa të shumta si flakadanë të ndezur.
"Janë vetëtimat që i lëshoj unë!", bërtiste Salmoneu.
Dënimi i Sovranit erdhi të nesërmen e spektaklit: që nga lart e gjuajti me rrufe Salmoneun e gjorë.
"Më në fund triumfova!", tha Salmoneu teksa jepte shpirt.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Dhjete Parabola - 8 (19-06-2007)
Dhjete Parabola - 7 (19-06-2007)
Dhjete Parabola - 6 (19-06-2007)
Dhjete Parabola - 5 (19-06-2007)
Dhjete Parabola - 4 (19-06-2007)
Dhjete Parabola - 3 (19-06-2007)
Dhjete Parabola - 2 (19-06-2007)
Dhjete Parabola - 1 (19-06-2007)
KOHA ANTILIBER (19-06-2007)
MISTERET E MUZGUT (19-06-2007)
DHJETË HISTORI ANTIPOSTMODERNE (19-06-2007)
RRËZIMI I MONUMENTIT (19-06-2007)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]