Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E hene, 08-09-2008, 03:41am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët O
Autorët P
Autorët Q
Autorët R
 » Rasim Selmanaj
 » Renis Nushaj
 » Risto Siliqi
 » Radije Hoxha
 » Rexhep Qosja
 » Riat Ajazaj
 » Ridvan Dibra
 » Rifat Kukaj
 » Rita Petro
 » Roland Gjoza
 » Rudina Berdynaj
 » Rudina Madani
 » Rudolf Marku
 » Rrustem Geci
 » Rexhep Kasumaj
 » Rizah Sheqiri
 » Roland Beqiraj
 » Reshat Sahitaj
 » Rezart Palluqi
 » Rami Kamberi
 » Riza Haziri
 » Rexhep Elmazi
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët R » Ridvan Dibra
 
Perrallat e Muzgut - Vertumni dhe Pomona
E marte, 19-06-2007, 10:11pm (GMT)

Pomona ishte e pakrahasueshme në bukurinë e saj, ndaj dhe të gjithë kishin rënë në dashuri me të. Porse ajo, e mbyllur në kopshtet e veta të mrekullueshëm e të rrethuar gjithandej me mure të lartë e të pakapërcyeshëm, s´donte t´ia dinte për asnjërin dhe s´priste askënd aty brenda. Askush prej adhuruesve e ndjekësve të shumtë nuk e dinte tamam nëse Pomona shtirej, apo nëse indiferenca ndaj meshkujve ishte në natyrën e saj. Ata qenë përpjekur shumë për të hyrë (të paktën) brenda kopshteve të rrethuar me mure të lartë e të pakapërcyeshëm, por më në fund, përballë masave të rrepta parandaluese e mospërfilljes shembullore të Pomonës, ishin mërzitur e tërhequr gati të gjithë.

"Përderisa hyrja në kopshtet e Pomonës është kaq e vështirë, pushtimi i zemrës së saj duhet të jetë i pamundur", arsyetonin adhuruesit. Vetëm njëri prej tyre, Vertumni, mendonte ndryshe:

"Përderia hyrja në kopshtet e Pomonës është kaq e vështirë, pushtimi i zemrës së saj duhet të jetë krejt i lehtë".

Dhe Vertumni, më pas, dëshmoi se kishte patur të drejtë në arsyetimin e tij: si provoi për shumë kohë por pa sukses të futej brenda kopshteve të ndaluar duke u maskuar herë si punëtor i thjeshtë krahu, herë si çoban, herë si vreshtar, herë si kositës etj., dhe si më në fund pati sukses duke u veshur si një grua plakë dhe e përvuajtur; pas gjithë këtyre përpjekjeve pra, ai mori formën e parë, d.m.th. atë një burri të pashëm e të dashuruar, dhe arriti ta bënte për vete Pomonën e bukur aq shpejt dhe thjeshtë, saqë iu dhimbs gjithë ajo kohë dhe gjithë ai mund i harxhuar, megjithëse ajo, në të vërtetë, meritonte edhe më shumë.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Perrallat e Muzgut - Salmoneu (19-06-2007)
Dhjete Parabola - 10 (19-06-2007)
Dhjete Parabola - 9 (19-06-2007)
Dhjete Parabola - 8 (19-06-2007)
Dhjete Parabola - 7 (19-06-2007)
Dhjete Parabola - 6 (19-06-2007)
Dhjete Parabola - 5 (19-06-2007)
Dhjete Parabola - 4 (19-06-2007)
Dhjete Parabola - 3 (19-06-2007)
Dhjete Parabola - 2 (19-06-2007)
Dhjete Parabola - 1 (19-06-2007)
KOHA ANTILIBER (19-06-2007)
MISTERET E MUZGUT (19-06-2007)
DHJETË HISTORI ANTIPOSTMODERNE (19-06-2007)
RRËZIMI I MONUMENTIT (19-06-2007)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]