Letërsia Shqiptare

Perrallat e Muzgut - Nje burre per Marpesen
E marte, 19-06-2007, 10:17pm (GMT)

Marpesës, bijës së mbretit të Etolisë, i duhet të zgjedhë mes Idit dhe Apolonit. Vajza e zgjuar dhe e matur nuk qe ndodhur ndonjëherë më ngusht se kësaj radhe, megjithëse në shikim të parë gjithçka dukej e thjeshtë: Apoloni qëndronte ku e ku më lart se rivali i tij, si për nga bëmat e lavdia, ashtu edhe për nga hijeshia.

Por Marpesa shihte larg: do të plakej një ditë dhe atëherë Apoloni (përherë i bukur dhe i ri) as që kishte për t´ia hedhur sytë. Ndaj dhe zgjodhi Idin, duke e befasuar jo pak atë dhe gjithë të tjerët.

Ndërsa Apolonin aty e kishte. Gjithmonë të etur për aventura. Mund ta shihte ndonjëherë.

Ndërkohë, fitonte dhe ruante namin e një gruaje të matur dhe të ekuilibruar. Kjo ishte kryesorja.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.