| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Perrallat e Muzgut - Brenga e Tritonit E marte, 19-06-2007, 10:21pm (GMT) Gati të gjithë e kanë zili Tritonin dhe fatin e tij. Nuk është pak të jesh në shpurën e Poseidonit të plotfuqishëm dhe të kesh një pallat të artë nën det. Por mbi të gjitha, Tritoni ka privilegjin e madh të jetë zotëruesi i guaskës së detit, e cila zbut si me magji dallgët e tërbuara, pikërisht ato dallgë që Poseidoni i ngre me zemërimin dhe sfurkun e tij tridhëmbësh. Në një farë kuptimi, Tritoni është edhe ndërmjetës mes Poseidonit sedërmadh dhe detarëve që lypin mëshirë. Ndaj dhe prej kohësh ka fituar respektin, mirënjohjen dhe adhurimin e tyre. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||