Letërsia Shqiptare

NËNË KAM POR JAM JETIM
E marte, 19-06-2007, 10:45pm (GMT)

 (Mikut të sinqertë, shkrimtarit Odhise Grillo,
që ma frymëzoi këtë vjershë).
Udhëtova nga anë e anës
Deri n'sheshin e Tiranës.
Aty pashë një vogëlush
Që i kishte sytë si rrush!
Dhe e putha në dy faqe
Ç'aromë lulesh-manushaqe!
E përkëdhela dhe në gushë
Si rrezja zogun në fushë.
Ai më pa me habi:
-Or xhaxha, kush je ti?!
Jam poet - ca i krisur
Nga Drenica larg i nisur...
Erdha të thithë nënën në gji
Bashkë me një vëlla të ri.
M'i fshij lotët ylli im
Nënë kam por jam jetim.
Na ndau skilja Evropë
Që u ndaftë: copë - copë!


Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.