ZOGU I LASGUSHIT
E marte, 19-06-2007, 10:45pm (GMT)
Yll i ndritur në natë qershori Sikur ra prej gjithësisë, Ngazëllyeshëm, sytë m'i mori Në degë t'qershisë. U purtekëm unë e gjethet Qetë e lehtë me petalet, Qielli vetë nisi të prehet Edhe malet. Kënga nga zogu i brishtë Lindi krejt ëndrrimtare, Dritë feksoi n'flatra e bisht Dhe n'për dritare. Gëzim, shpresë, në gji më derdhe E hare të butë si pushi, Zog-magji ti mirë se erdhe Nga Lasgushi! Ato porosi të larta Te dritarja e shtëpisë Po m'i thotë me vargje t'arta Kalorësi i bukurisë.
|