BUKUROSH EDHE LAROSH
E marte, 19-06-2007, 10:46pm (GMT)
Kryet në detë Bishtin te retë... Në këtë shpat Puth shtëpitë, Në atë shpat Zogjtë e fëmi' të... Degë më degë Edhe qershitë... Bukurosh edhe larosh Ah, ta kisha për krahosh! Lart në qiell I larmi hark E gudulis Lumi në bark... Nuk është urë Është pikturë! Këndoi trishtili: "Ciu, ciu, ciu... Se ç'na doli Pas shiut?!!!"
|