BALADËZ
E marte, 19-06-2007, 10:46pm (GMT)
Me pushkë në krah Një ditë dola për gjah. N'shteg qëndroja si guhak Zagari lehte n'imshtak. U mbështeta për një ah Harrova zagar e gjah, Mbi doborën e ndritur Pikasa një zog të përhitur, Aq i brisht e krejt i ngrirë Në acar ai martir Në shpindë i shtrirë! Këmbët thik përpjetë Ah jetë, sa e shkretë. Mbase shpresa i ka thënë: "Shtriji e ngrohi në Hënë!" Në mua vajtonte dita Në dy zyçka ende drita Po fiksonte por e mekur Porsi Hëna e paprekur Nga këmbët e zogut të gjorë Orëprerit në dëborë. Mbaron rrëfimi për një jetë Në vargun e njëzetetretë!
|