Letërsia Shqiptare

BALADËZ
E marte, 19-06-2007, 10:46pm (GMT)

 Me pushkë në krah
Një ditë dola për gjah.
N'shteg qëndroja si guhak
Zagari lehte n'imshtak.
U mbështeta për një ah
Harrova zagar e gjah,
Mbi doborën e ndritur
Pikasa një zog të përhitur,
Aq i brisht e krejt i ngrirë
Në acar ai martir
Në shpindë i shtrirë!
Këmbët thik përpjetë
Ah jetë, sa e shkretë.
Mbase shpresa i ka thënë:
"Shtriji e ngrohi në Hënë!"
Në mua vajtonte dita
Në dy zyçka ende drita
Po fiksonte por e mekur
Porsi Hëna e paprekur
Nga këmbët e zogut të gjorë
Orëprerit në dëborë.
Mbaron rrëfimi për një jetë
Në vargun e njëzetetretë!


Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.