Strehëza e vetmisë sime
E marte, 19-06-2007, 10:57pm (GMT)
Të falem O strehëza e mbretërisë sime! I vetmi vend Ku mund të rrish gjunjë më gjunjë Vetëm për vetëm Me vetveten Dhe të ndihesh pa siklet Frymën e saj jo aq të pastër Që rikthehet tek ti.
Të gjitha lotët i mbledh Në kupën e pëllëmbëve të mia, Njom me to buzët e thara Dhe mbaj vesh Tingujt e një pianoje të vjetër, I zoti ka vite që ka vdekur. Strehëza ime I ka muret prej pasqyre, Ku mund të gjesh lakuriq Katër vetvete të tjera Në pozicione të ndryshme, Që s'ti ndajnë sytë për asnjë çast/ E dëshiruar për përqafim Zgjas krahët, Mashtrohem prej reflekseve të argjendta, Pasqyrat bien, Copëzat e kristalit më ngulen në trup, Rrjedhja e gjakut dhe dhimbja e mishit Më kujtojnë se kam nevojë Për ndihmën e tjetrit.
|