Letërsia Shqiptare

Ligji i pohimit dhe i mohimit në kryqëzimin e trupave
E marte, 19-06-2007, 11:00pm (GMT)

pohim

Maja e gozhdës
Ngulur në shpinën time
Pranë shtyllës tënde vertebrore
Arrin deri në shpinën tënde
Pa e dëmtuar palcën,
Kjo është dashuri
Në moshën madhore.

mohim

A e keni parë
Apo e keni ndierë
Si kryqëzohet mishi me mishin
Pa ndihmën e sendeve
Të hekurta apo të drunjta?!
Një elektrizim natyral
I përshkon trupat e mishtë
Kur në brendësi të tyre
Derdhen trupat e lëngët
Dhe si në djegien e dy qirinjve
Që qëndrojnë pranë e pranë
Prej zjarrit të brendshëm shkrihen
E lëshohen te njëri-tjetri
Duke humbur me dashje
Formën e tyre.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.