Ardhja e tij
E marte, 19-06-2007, 11:01pm (GMT)
Askush nuk beson më Te rikthimi i Krishtit të Parë Sidomos ata të vetëquajturit shenjtorë, Njerëzit kanë dymijë vjet Që e përdhosin Krishtin Dhe festojnë madhërisht Datëlindjen dhe Datëvdekjen e tij, Po unë që jam femër Po aq shenjtore sa "virgjëresha" Mari, E ndiej Frymën e Shenjtë Që ma gërryen përbrenda trupin Dhe ma përgatit mitrën Për riprodhimin e ri.
E nëse askush nuk beson më Në virgjëri, Fara e Tij me siguri Një ditë do të zerë Nga seksi i një myslimani Me një të krishterë.
|