A të kam thënë ndonjëherë
E marte, 19-06-2007, 11:01pm (GMT)
A të kam thënë ndonjëherë Se dua të vdes në pranverë Bashkë me ty, Përkundur në një shtratlisharës Varur në degën e një lisi plak, Kur të mos kemi më fuqi për të vrapuar, Kur të mos kemi më fuqi për të vallzuar, Kur të mos kemi më fuqi për aventura Kur të mos mundim më ta bëjmë, Vetëm dielli do të na i ngrohë fytyrat Puthitur nga frymë e njëri-tjetrit... Unë e kam provuar njëherë Te kasollja në mal, Sapo kishte shkrirë dëbora Dhe pemët i kishin zënë ethet e pranverës; Vdekja kishte shije eksituese Të athët, si fryti ende i papjekur (Apo më mirë t'i lëmë krahasimet romantike) Si seksi yt.
|