| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Rita Petro (Filipi) E marte, 19-06-2007, 11:02pm (GMT) Rita Petro (Filipi) ka lindur në Tiranë më 13 mars 1962. Rita Petro është bashkëautore në gjashtë tekste shkollore, redaktore e disa prej teksteve kryesore të letërsisë që përdoren aktualisht në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni si dhe themeluese e revistës mujore për fëmijët "Alba" që shpërndahet në të gjitha këto treva. Si poete Rita Petro ka botuar dy vëllime me poezi, të cilat janë vlerësuar nga kritika letrare: Në vitin 1999 ka fituar çmimin "Onufri" në Ditët Poetike të Verës, Elbasan. Që prej dy vjetësh (së bashku me z. Latif Ajrullain) drejton Shtëpinë Botuese "Albas" me qendër në Tiranë dhe Tetovë e cila si politikë botimi ka librat shkollorë. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||