EDHE NJË NATË PA GJUMË
E hene, 19-11-2007, 08:11pm (GMT)
Mesnatë ulërimë ujqësh lehje qensh këngë gjelash
pranë tavolinës vë dorën në ballë për atdheun për nënën për diellin malli seç më kallë
koha rrjedh edhe kur është terr buzët më thahen sytë më skuqen gjumi s'më merr
me dhembje me durim i lodhur arrij në agim agimi ngadalë shqyen errësirën me dritën - shpatë si fëmija gëzohem larg atdheut - në kurbet në shtërngatë e munda edhe një natë...
|