Letërsia Shqiptare

EDHE NJË NATË PA GJUMË
E hene, 19-11-2007, 08:11pm (GMT)

Mesnatë
ulërimë ujqësh
lehje qensh
këngë gjelash

pranë tavolinës
vë dorën në ballë
për atdheun për nënën për diellin
malli seç më kallë

koha rrjedh
edhe kur është terr
buzët më thahen
sytë më skuqen
gjumi s'më merr

me dhembje
me durim
i lodhur
arrij në agim
agimi ngadalë shqyen errësirën
me dritën - shpatë
si fëmija gëzohem
larg atdheut -
në kurbet në shtërngatë
e munda edhe një natë...



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.