I HUMBUR
E hene, 19-11-2007, 08:14pm (GMT)
Atdheu i dha emër po emrin ia tretën rrugët e botës.
Tash i ka humbur emri tash i ka humbur shpirti tash i ka humbur zemra…
Kot, fare kot e kërkon vetveten nëpër botë. I është ngatërruar keq rruga e kthimit dhe jetën e bën në kërkim: kërkon rrënjën kërkon trungun kërkon degën… Dhe asgjë - s'e gjen as vetveten përveç një të vërtete të amshuar; pa atdhe njeriu është i humbur i humbur përtej çdo skaji të gjithësisë i mbuluar përjetë me mjegullën e dendur të tëhuajësisë.
|