Letërsia Shqiptare

NË KURBET 2.
E hene, 19-11-2007, 08:15pm (GMT)

1.
Pikëllim
është edhe gëzimi
e lëre më pikëllimi.
2.
Edhe kur është mirë
është keq
edhe kur është shumë mirë
edhe kur është shumë keq
është shumë keq
është shumë keq
Në kurbet !
3.
Kur qan trupi
qan shpirti
edhe kur qesh trupi
qan shpirti…
4.
Njeriu - në kurbet i mjerë
flutur në natë
pëllumb në erë
shpirtvrarë zemërplasur
përherë.
5.
Në zemër pikëllimi
dhe loti gur
nga poeti ik çdo muzë
në shpirt ngre çerdhe dhembja
e dergjet një urë
dhe këngëvaji
lëshon rrënjë në buzë.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.