FAQE DITARI E NJË MËRGIMTARI
E hene, 19-11-2007, 08:19pm (GMT)
Nënë po e puth diellin në faqe e ti puthe të puthurën time
nënë sytë i kam të drejtuar kah ti dhe me një rreze grindem si fëmijë që nga atdheu s'më solli pak dashuri e të dehem të dehem ngrohtësi
ju për mua sy e zemër i keni plot mall e unë bredh botës qyqe - mërgimtar as gjumin s'e bëj si gjumë as diellin s'e ndjej si diell as hëna s'më duket si hënë gjithmonë me një lot të ngrirë në sy me dy fjalë të ndrydhura në zemër me më të ëmblat fjalë ATDHE E NËNË
Nënë puthe diellin në faqe unë ta puth të puthurën tënde.
|