| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Rizah Sheqiri E hene, 19-11-2007, 08:23pm (GMT)
Është prezentuar në antologjinë botërore të poezisë për mërgimin ”Flykten valde oss” të botuar më 1999 në Suedi, ku janë të përfshirë emrat më eminentë të poezisë e të letërsisë botërore si; William Shakespeare, Ivan Turgenjev si dhe tre poetë që janë fitues të Çmimit Nobel për letërsi si; Pablo Neruda, Nelly Sachs dhe Wislava Szymborska. Rizah Sheqiri është prezentuar në revista të ndryshme; si në revistën më reprezentative letrare në Suedi ”Artes' që është organ i tri akademive suedeze; i Akademisë Mbretërore, i Akademisë së Arteve, i Akademisë së Muzikës dhe botim i Shtëpisë Botuese 'Natur och Kultur'. Në gjuhën angleze është prezentuar në revistën letrare 'Poetcrit' 2001, që botohet në Maranda të Indisë ku është përfshirë edhe në antologjinë poetike ' Parnassus of World Poets 2001' ku janë përfshirë 250 poetë eminent nga 75 vende të ndryshme të botës. Rizah Sheqiri merret edhe me përkthime nga suedishtja në gjuhën shqipe. Ka përkthyer disa libra për fëmijë të shkrimtarëve të njohur suedezë Per Nilsson dhe Ulf Nilsson, pastaj përmbledhjen e poezive 'Ora' të Anders Johanssonit, etj. Ai e ka përkthyer edhe librin për fëmijë ”Rruga e gjatë, shumë e gjatë” të shkrimtares Rose Lagerkrantz dhe Ilon Wikland etj. Është aktiv në shumë asociacione kulturore të Suedisë dhe nga viti 1994 është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve të këtij vendi. Për vitin 2000 kjo Shoqatë i ndau BURSËN VJETORE PËR KRIJIMTARI, në vitin 2002 Kuvendi i Komunës së Karlskronës i ndau Çmimin Vjetor për Kulturë, ndërsa më 2006 Regjioni i Blekinges, për të arritura në lëmin e letërsisë i ndau Çmimin Vjetor për Kulturë. Me rastin e Ditës ndërkombëtare të gjuhës Amtare u dekorua nga Enti për Zhvillimin e Shkollave në Suedi dhe nga Web-faqja ”Tema Modersmål” e administruar nga ky ent si Mësues i Vitit i Gjuhës Amëtare (2007) . R. Sheqiri pëveç me letërsi merret edhe me fotografi artistike. Deri më tash ka pasur tre ekspozita vetanake. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||