Epitaf per Mirko Gashin
E hene, 17-12-2007, 08:09pm (GMT)
Litari i hequr zvarrë Hapi plagë, Këputet në nyjën pesëdhjetë e gjashtë.
Qyqja u mek, Lajmin kob dot se tha Dhe gjoksi u ça... Ngelën në zemrën e madhe Dashuriçkat e vogla Dhe syçkat gënjeshtare.
Thirri Nënës së Vatrës Kupën e helmit t'a derdhë Ti paqen bekoje me verë.
|