Vegim a siluete
E marte, 19-06-2007, 11:10pm (GMT)
Kur ti me shfaqesh, lumenjte vershojne nga qielli Dhe qiellin blu e me re shkel si me patina Vjen pylli ne qytet me njemije gardalina Dhe shkreterira vjen, ne floke te tundet dielli
S'te njoh, vajze, vegim a siluete, o zoti Krisht, ç'je? Aty ku ti me shfaqesh, ve kemben, thith ajrin qe me çmend Si Mikelanxhelo mund te shpik nje Kapele Sikstine te re Dhe si Prometeu te vjedh e te digjem me zjarrin tend
Nje çast, une e ti, me gishterinj si fitile te ndez, te shkrumboj S'kam pare te tille Afrodite, qe shket ne duart e mia si argjend Petkat nje nga nje t'i heq, lakuriq kurmin me puthje ta magjijoj
Ah, sa fort u çmendem, u beme balte e qiell nga dashuria Pastaj ike ti, ika une, serish kerkoj nje vajze te bukur si ti Po veç vegim e siluete, qe ç'eshte, askurre s'e di.
2000
|