Ku e gjete të kuqtë e diellit
në cilën p e m ë , tek cila gurrë
Në cilën degë të mollës e këpute
Tek cila u j ë v a r e u puthët
Në një m u a j paksa të nxehtë
kur çdo gjë e shikoja n´ largësi
Në qershor,.. nën hije të qershisë
Në Tomorr, takova Tomoritën
Ndodh të puthemi e t´mos flasim
ndodhë të puthemi e të dehemi
në diellin e ngrohtë të asaj vere
të kuqtë ishte në brendinë e sa j
Nën qiellin p r u s h të Tomorit
Tomja m´i fali buzët, sytë, gjirin
dhe,..falë ndërhyrjes së qershorit
në buzët e saj gjeta atë të kuq
Kohët ikin e nuk kthehen më
flokët prej qershori m´u bënë gri
Unë të kuqtë e mora nga diellit
në veshulët e Vashës së Tomorri
Rrustem Geci/ poezi nga libri, “Kanuni poetik” libër me 1 mijë e 600 faqe dhe 2005 poezi