EMBLEMË
E marte, 23-10-2007, 06:49pm (GMT)
Unë jam ai i dënuari ai burgosuri, ai trimi ai i plagosuri për liri që një jetë të t ë r ë isha në luftë e beteja Unë jam ai bandilli ai shkruesi i trakteve ai ilegalisti i shkathët ai që i mbaja parullat “ Kosova Republikë ” Unë jam ai profesori ai i bukuri i rrugëve ai poeti i trazimeve që me studentët trima i ramë grusht armikut; Unë jam ai i dënuari ai i bukuri i UÇK-së ai piktori i emblemës ai, i dashuruari i lirisë!
Rrustem Geci/ poezi nga libri, “Kanuni poetik” libër me 1 mijë e 600 faqe dhe 2005 poezi
|