Dritë e hënës hyn e s´ flet
Dritë e hënës ikë e s´ tretë
Mendja e trimit terrin shpon
Korba trimin keq shenjëzon!
Oj Kosovë , flutur me fletë
Brenda burgut,... burgu vret
Kjo Evropa ,..dielli pa ty . Ai
togfjalësh më mban n´ kuvli !
Fjala e trimit s´ shuhet kurrë
se l i r i a shpinën s ´ rrudhë
fjala e trimit i b i e zjarrit
plot janë vuajtjet e shqiptarit
Muaji–muajin vetë e shtyn
Muaji - muajin e pështyn
Nëpër burgje lufta vazhdon
Udha lirisë kurrë s’ ndalon.
Fol Kosovë, Kosovë e l i r ë
Krushqit presin të marrin ty
Moj hapsane të raftë pika
Djemtë e tanë janë:Republika!
Rrustem Geci/ poezi nga libri, “Kanuni poetik” libër me 1 mijë e 600 faqe dhe 2005 poezi