LUNDËRTARI
E marte, 13-11-2007, 07:28pm (GMT)
Është një çast në det
kur d e t i do qetësi
...e Z a r a kollitet,...
e belbëzon n´jermi!
Lundra lundrën qan
Lundra lundrën heshtë
Pyeteni sot arbëreshin
Pse shpirti i q e s h ë
Letër kam nga djali
Letrën e kam në gji
Im bir do të kthehet
Pranë gjakut të tij!
I dehur mes lundrave
Arbëreshi k ë n d o n
Det, i pamposhturi, det
S´di pse s´më kupton!
Letër kam nga djali
Letrën e kam në gji
Im bir do të kthehet
Në “kalvarin” e tij!...
Nga libri, “ Fletët e Qepës “ , Dortmund, 2007
|