Në amfiteatrin tonë antik
Pyeta ajrin,...ç´ po thëthitë
Po bëjë hije, e mbjell pemë
Në Butrint po bëjë poemë
Nga Butrinti,..në K o r f u z
Pashë të vrarën tonë në buzë
Në t e a t r i n tonë a n t i k;
Drama e madhe s´ishte frikë
Kaonë, Molosë, Thesporotë
Burra trima e me f l o t ë
Mjeshtrit e artit në Butrint
Lanë pas veprat, edhe sytë!...
Na ishte Eskili këtu njëherë
Vjershëtor e burrë me nder
Në Iliri kishte një motër
Ilirishten e fliste në sofër!
Hënë e verës, hënë me zjarr
Dorën diellit do t´ ia marrë
Në Butrintin tonë a n t i k
Drama e madhe s´ishte frikë!
Poezi nga libri „Sa vjeç je Shqipëri“, libër i vlerësuar shumë nga kritika letrare
Rrustem Geci – Dortmund/ 2007