Letërsia Shqiptare

BUTRINTI
E diel, 02-12-2007, 01:29pm (GMT)

Në  amfiteatrin   tonë    antik
Pyeta   ajrin,...ç´ po  thëthitë
Po  bëjë hije, e  mbjell pemë
Në  Butrint  po  bëjë  poemë

Nga  Butrinti,..në     K o r f u z
Pashë të vrarën tonë në buzë
Në  t e a t r i n  tonë  a n t i k;
Drama e madhe s´ishte frikë

Kaonë,  Molosë, Thesporotë
Burra   trima   e  me  f l o t ë
Mjeshtrit  e  artit  në Butrint
Lanë  pas  veprat, edhe sytë!...

Na ishte Eskili këtu  njëherë
Vjershëtor e  burrë me nder
Në  Iliri   kishte   një   motër
Ilirishten  e  fliste  në  sofër!

Hënë e verës, hënë  me zjarr
Dorën  diellit  do t´ ia  marrë
Në  Butrintin   tonë   a n t i k
Drama e madhe s´ishte frikë!

Poezi nga libri „Sa vjeç je Shqipëri“, libër i vlerësuar shumë nga kritika letrare
Rrustem Geci – Dortmund/ 2007



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.