A j r i e J o n i në Sarandë
I puthin l u l e t në verandë
Fryma e Jonit, frymë e lirë
është e butë e pa mynxyrë
Sarandjotët burra të dheut
burra trima të mëmëdheut
M´ atanë detit qan një çam
një poezi me lot e gjëmë!
Jonë e bukur, Jonë prej deti
bukur t´shkoka sot gërsheti
ai bilbil që këndon n´ Ksamil
do që Çami të jetë i l i r ë!
Mes S a r a n d ë s e Korfuzit
Shqipëria shqipërisht lulëzon
Qeshu Sarandë, rritu Sarandë
Gjithëshqiptare në detin Jon!
Bëhu o grek, thoshte Homeri
Mos vër gisht në Ilirik, do të
të vrasë uji, do të bjerë mal
s´ vritet Troja më me Kalë!...
Poezi nga libri „Sa vjeç je Shqipëri“, libër i vlerësuar shumë nga kritika letrare
Rrustem Geci – Dortmund/ 2007