Letërsia Shqiptare

SARANDA
E diel, 02-12-2007, 01:31pm (GMT)

A j r i    e   J o n i   në  Sarandë
I puthin  l u l e t   në  verandë
Fryma  e  Jonit,  frymë  e  lirë
është  e  butë  e  pa  mynxyrë

Sarandjotët   burra   të  dheut
burra  trima   të   mëmëdheut
M´ atanë  detit  qan  një  çam
një  poezi   me   lot  e  gjëmë!

Jonë  e  bukur, Jonë  prej deti
bukur  t´shkoka  sot  gërsheti
ai bilbil që  këndon  n´ Ksamil
do  që  Çami  të  jetë  i  l i r ë!

Mes  S a r a n d ë s   e Korfuzit
Shqipëria shqipërisht lulëzon
Qeshu Sarandë, rritu Sarandë
Gjithëshqiptare në detin Jon!

Bëhu o grek, thoshte Homeri
Mos vër  gisht në Ilirik, do të
të  vrasë  uji, do  të bjerë mal
s´ vritet  Troja  më  me Kalë!...

Poezi nga libri „Sa vjeç je Shqipëri“, libër i vlerësuar shumë nga kritika letrare
Rrustem Geci – Dortmund/ 2007



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.