S´ dua të a r g j e n d o j asgjë
I kërkoj humbësit, shokët e mi
Këmbë u ngjita deri tek ju
të pi një kafe e një gotë raki;
Mbi atë kozmos të v o c k ë l
Gjirokastrën e g j e t a të tërë
Një qytet me shumë të veçanta
Një kodër e shtypur, e bërë!
Asgjë s´ dua të a r g j e n d o j
kërkoj Librin e këngëve të Artës
...në luftën për “Termopilet”,
kërkoj p o e t ë t e Gjirokastrës!
Në Gjirokastër s´kërkoja Trojën
As shtëpinë e Zeusit që s´ flet
i kërcënuar rëndë nga Greqia
Homeri këtu ishte n´Ekzil, vet!
“d i e l l i fryrë”, ”hënë e vrarë”,
ia dogjën emrin H o m e r i t;
Një Greqi thuaja e pazakontë,
ia mori sytë , po ia la nderin!...
Poezi nga libri „Sa vjeç je Shqipëri“, libër i vlerësuar shumë nga kritika letrare
Rrustem Geci – Dortmund/ 2007