Letërsia Shqiptare

GJIROKASTRA
E diel, 02-12-2007, 01:31pm (GMT)

S´ dua  të  a r g j e n d o j  asgjë
I  kërkoj humbësit, shokët e mi
Këmbë  u   ngjita   deri   tek  ju
të  pi  një  kafe  e një gotë raki;

Mbi atë  kozmos  të  v o c k ë l
Gjirokastrën  e  g j e t a  të  tërë
Një qytet me shumë  të veçanta
Një  kodër  e   shtypur,  e  bërë!

Asgjë  s´ dua  të  a r g j e n d o j
kërkoj Librin e këngëve të Artës
...në  luftën   për  “Termopilet”,
kërkoj  p o e t ë t  e Gjirokastrës!

Në Gjirokastër s´kërkoja Trojën
As  shtëpinë e  Zeusit që  s´ flet
i   kërcënuar  rëndë  nga  Greqia
Homeri  këtu  ishte n´Ekzil, vet!

“d i e l l  i  fryrë”, ”hënë e vrarë”,
ia  dogjën   emrin   H o m e r i t;
Një  Greqi  thuaja  e  pazakontë,
ia  mori  sytë , po  ia  la  nderin!...

Poezi nga libri „Sa vjeç je Shqipëri“, libër i vlerësuar shumë nga kritika letrare
Rrustem Geci – Dortmund/ 2007



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.