E murosur por vdekjen shkeli
Lotin tënd v ë l l a i ta mbaj
Dhimbja e madhe s´ lë as lot
Ah, Rozafë, ç´ u deshëm sot!
Asnjë kohë nuk është pa diell
Asnjë kohë nuk është pa qiell
Në ditët më të mira të murosën
U s t a l l a r ë t,...të deshën ty!...
Në fund të l i q e n i t uji qante
Pse murosën në mur atë grua
Ah, Rozafë, Rozafë, moj motër
Plot murtaja ranë në Shkodër!
E murosur,.por vdekjen shkele
Shkodra, ty Rozafë të deshi
Në vend të bukur të murosën
Me një mall e me një dhimbje
Qytete të bukura ka Shqipëria
Në këtë botë një është Shkodra
(Ah, Rozafë,.Rozafë, oj motër)
Plot rrufe na ranë në Shkodër!
Poezi nga libri „Sa vjeç je Shqipëri“, libër i vlerësuar shumë nga kritika letrare
Rrustem Geci – Dortmund/ 2007